Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaLezhë/ I mituri përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Lezhë/ I mituri përplas me makinë për vdekje të moshuarin

-

Një automjet që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60 vjeçar në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes i moshuari, ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilen, në vendin e quajtur Ishull Lezhë.

“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin Frrok Lika 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur,” njofton policia.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts