Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëDVP Shkodër/ Ruajtja fizike e objekteve zgjedhore, përfundon instruktazhi me punonjësit e...

DVP Shkodër/ Ruajtja fizike e objekteve zgjedhore, përfundon instruktazhi me punonjësit e policisë

-

 

DVP Shkodër

Rreth orës 10:30, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ka përfunduar instruktazhi me punonjësit e policisë që janë të planizuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore që janë të përcaktuara për t’u kryer procesi i votimit.

Në instruktazh morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Drejtori, Drejtues i Parë Ervin Hodaj, porositi edhe njëherë të gjithë punonjësit e policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, vetëm në bazë, dhe për zbatim të ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Gjithashtu të veprojnë vetëm dhe për zbatim të detyrave e përgjegjësive që atyre u takojnë si dhe të kenë parasysh procedurat që janë trajnuar në çdo situatë.

Instruktazhi ka përfunduar dhe në Komisariatet e Policisë Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau Dejes.

Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe në Komisariatet e Policisë Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau Dejes, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave . Grupi i drejtimit ka krijuar hartën dixhitale, me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, si dhe numrat e përgjegjësve të tyre me qëllim, monitorimin e situatës për realizimin e detyrave funksionale si dhe për të siguruar një komunikim të shpejtë dhe në kohë reale, për çdo rast kur punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë këtyre ditëve do të kenë nevojë për orientime që do të garantojnë zgjidhje efektive.

Në territorin e qarkut Shkodër janë 8 KZAZ dhe 408 Qendra Votimi, 8 Vende Numërimi të Votave, të gjitha të mbuluara me punonjës policie, si dhe në çdo Njësi Administrative është i vendosur nga një përgjegjës grupi.

Për ruajtien e këtyre objekteve janë angazhuar 377 punonjës policie.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër është e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin e vetëm sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë detyrimet ligjore që i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shkodrës garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacënuar dhe pa intimiduar prej askujt.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts