Friday, March 21, 2025
HomePolitikëSot Celibashi certifikon fitoren e thellë të Erion Veliajt dhe Emiriana Sakos

Sot Celibashi certifikon fitoren e thellë të Erion Veliajt dhe Emiriana Sakos

-

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të miratojë tabelat përmbledhëse zgjedhore për Tiranën dhe Durrësin. Mbledhja publike pritet të nisë rreth orës 12:30.

Bashkinë e Tiranës kandidati i PS-së, Erion Veliaj mori një fitore të thellë, i cili mundi me një diferencë mbi 58 mijë vota Belind Këlliçin. Veliaj mori 54.69% (158.688 vota). Kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë.

Në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste e cila kishte përballë Igli Carën e koalicionit Bashkë Fitojmë. Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë.

Dje Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts