Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetGjermania ofron studime pothuaj falas për studentët e huaj

Gjermania ofron studime pothuaj falas për studentët e huaj

-

-Shkruar nga radio shtetrore gjermane DW-

Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjermania të jetë një ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare.

Një vajzë e re futet në zyrën e regjistrimeve të Univesitetit Humbold në Berlin dhe flet me punonjësen. Mirëdita, kam ardhur të regjistrohem në universitet. Sa kushton?

Nuk kushton asgjë. Regjistrimi është falas, thotë punonjësja.

Studime falas?

Po. Mos u çudisni. Sepse arsimi i lartë në shkollat dhe universitetet publike nuk kushton gati asgjë në Gjermani. Është thuajse falas.

Vajza e re është Hannah Hummel, reportere e Deutsche Welle-s. Ajo është autore e këtij shkrimi për Deutsche Wellen lidhur me kryerjen e studimeve në Gjermani.

Për të studiuar në Gjermani paguhet vetëm një tarifë semestri me vlerë nga 200 deri në 400 euro. Këto para janë për administrimin e studimeve, transportin publik dhe organizatat e studentëve. Përjashtim bëhet vetëm nga landi Baden Vurtemberg.

Gjermania ka 400 shkolla të larta dhe universitete. Universitetet përqëndrohen kryesisht në arsimimin akademik, kurse shkollat e larta orientohen më shumë në praktikë. Megjithatë diplomat që merren si në shkollën e lartë ashtu dhe në universitet janë të njëjta.

Një studim për bachelor zgjat zakonisht gjashtë semestra, pra tre vjet. Një semestër është gjashtë muaj, semestri dimëror fillon kryesisht në shtator, ai veror në mars. Shumë studentëve u duhet më shumë kohë, deri tetë semestra për të përfunduar studimet për bachelor. Kjo nuk përbën problem.

Falas edhe për studentët e huaj

E njëjta gjë vlen edhe për studentët që vijnë nga vendet e tjera për të studiuar në Gjermani. Sepse edhe studentët e huaj nuk paguajnë për të ndjekur studimet në universitetet dhe shkollat e larta gjermane. Kjo ka bërë që Gjermania të jetë një ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare.

Në Gjermani studiojnë aktualisht gjysmë milioni studentë të huaj, shumica e të cilëve studiojnë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. “Studentët e huaj ndihmohen me bursa, konsultime dhe përkrahje deri sa të mësohen,” thotë Hannah Hummel, e cila ka kryer vetë studimet në Gjermani.

Siç ka studentë të huaj që studiojnë në Gjermani, ka edhe të rinj gjermanë që shkojnë për studime në vende të tjera.

Bashkimi Europian ka organizuar programe siç është Erasmus për t’u mundësuar të rinjve të studiojnë një semestër ose një vit në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Programi ofron përkrahje financiare për studentët që duan të shkojnë në vende të tjera.

“Unë e kam bërë vitin e Erasmusit këtu në Berlin,” tregon Hannah Hummel e Deutsche Welles.

Studimet janë falas, por kostot e jetesës mund të shkojnë deri në 1000 euro në muaj, në varësi nga vendi ku jeton. Këto para duhen për qeranë, ushqimin, librat e shkollës dhe jetesën në kohën e lirë. Kështu që pjesa më e madhe e studentëve punojnë për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts