Sunday, December 10, 2023
HomePolitikëSamiti i NATO-s, Xhaçka: Mbështetje e plotë për KFOR, sulme të paprovokuara...

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Mbështetje e plotë për KFOR, sulme të paprovokuara në veri të Kosovës

-

 

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, pjesëmarrëse në ministerialin e NATO-s që po zhvillohet në Oslo, Suedi, duke shprehur mbështetje për trupat e KFOR ka dënuar dhunën e paprovokuar ndaj tyre në veri të Kosovës.

“Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, nënvizoi Xhaçka në reagimin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Xhaçkës, zgjerimi i aleancës në veri është sinjal pozitiv për sigurinë e Europës dhe Aleancës.

“Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi”, u shpreh Xhaçka.

 

 

Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, temë diskutimi ishin dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts