Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.
Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar fillimisht në lindje të vendit e më pas dhe në pjesën tjetër gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.