Thursday, October 10, 2024
HomePolitikëRama: Koha të mendojmë jashtë kornizave. Samiti i Berlinit do të diskutojë...

Rama: Koha të mendojmë jashtë kornizave. Samiti i Berlinit do të diskutojë planin e ardhshëm të BE-së

-

Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”.

Duke marrë fjalën në këtë ministerial, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave. Ai theksoi se sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.

“Dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga i gjithë Ballkani Perëndimor u ulën së bashku rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre.
Ashtu siç u shpreh kancelarja Merkel në 2014 kur ky proces u çel, është rritur një pemë e fortë dhe mjaft e shëndetshme. Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të na dhënë frytet.
Ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është pikërisht kjo që po kërkojmë të bëjmë me këtë samit dhe kjo që po ndiej në biseda dhe komunikime me miqtë tanë të BE”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts