Wednesday, April 17, 2024
HomeAktualitetPresidenti Begaj konferencë me homologun kroat Milanoviç: Serbia dhe Vuçiç na detyrohen...

Presidenti Begaj konferencë me homologun kroat Milanoviç: Serbia dhe Vuçiç na detyrohen disa përgjigje

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç.

Begaj është shprehur se së dy presidentët dënojnë sulmin e armatosur nga terroristët serbë në Banjskë muajin e kaluar.

Ai falënderoi Milanoviç për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe dënimin e sulmit të armatosur në Veri të Kosovës.

“Nënvizova se pas aktit të Hamasit ndaj izraelit bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 2 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, u shpreh Begaj ndër të tjera.

 

 

Milanoviç nga ana tjetër u shpreh se Serbia dhe presidenti serb Vuçiç i detyrohen Kosovës dhe bashkësisë ndërkomëbtare disa përgjigje lidhur me rastin dhe reagimin e tye për të.

Në vitin 2012 Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s dhe tentonte të fillonte bisedimet me BE-në. Për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia avanconin. Shqipëria e ka vendin e saj në NATO. Në të njëjtën kohë avancimi drejt aleancës së BE është më i vështirë, pasi Shqipëria nuk ka arritur të hedhë as hapin e parë në këtë drejtim.

Duket sikur diçka nuk është siç duhet, dhe tani kemi lëvizur pak nga vendi pas 11 viteve. Mua më mbetet pak për të folur. Jam i vetmi që nuk është shqiptar dhe këtë e kam përmendur në Nju Jork, është thirrja për të pranuar Kosovën. Serbia dhe Vuçiç na kanë borxh disa përgjigje për rastin e sulmit”, tha Milanoviç ndër të tjera.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts