Sunday, June 16, 2024
HomeAktualitetShtrenjtimi i normës bazë, çfarë pritet të ndodhë me interesat e kredive...

Shtrenjtimi i normës bazë, çfarë pritet të ndodhë me interesat e kredive dhe të depozitave në muajt e ardhshëm

-

Banka e Shqipërisë rriti të mërkurën normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar atë në 3.25%, niveli më i lartë në 10 vitet e fundit.

Sipas deklaratës së Këshillit Mbikëqyrës, reduktimi i stimulit monetar, përmes normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare, është një masë e nevojshme për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm. Kjo rritje e normës bazë pritet të përcillet gradualisht në rritjen e normave të interesit në tregun financiar, duke filluar nga yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë, depozitave dhe kredive. Yield-et bonove të thesarit këtë vit kanë pësuar një rënie surprizuese, falë stopimit të normalizimit monetar dhe kërkesës së lartë të investitorëve.

Në fund të muajit tetor, yield-i i bonove 12-mujore ishte në nivelin 3.1%, vetëm 0.1 pikë përqindje mbi normën bazë të interesit. Yield-et e ulëta të bonove janë reflektuar edhe në një rënie të lehtë të normave të interesit të kredive dhe depozitave në monedhën vendase. Por, kthimi i rritjes së normave nga banka qendrore pritet të riaktivizojë zinxhirin e transmetimit të politikës monetare.

Rritja e normës bazë të bazë në fillim të këtij muaji pritet të zhvendosë në rritje edhe yield-in e bonove të thesarit. Duke qenë se yield-et e bonove 12-mujore janë tregues benchmark (referues) edhe për kreditë afatgjata në lekë, pritet që edhe normat e interesit të kredive t’i rikthehen rritjes gjatë muajve të ardhshëm. Rritja e normës bazë dhe e yield-eve nga ana tjetër do të stimulojë edhe rritjen e normave të interesit të depozitave nga bankat tregtare.

Banka e Shqipërisë preferoi të ruante kushte monetare relativisht lehtësuese gjatë këtij viti, duke argumentuar këtë qëndrim me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit dhe me politikën fiskale shtrënguese të qeverisë shqiptare. Megjithëse këta faktorë potencialisht kanë luajtur një rol në zbutjen e inflacionit, ai sërish ngelet sipër nivelit të 4% dhe gjasat janë që të ketë sërish një valë rritjeje të lehtë në pjesën e fundit të vitit, sidomos për shkak të efektit të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Shqipëria ngelet mbrapa ritmit të normalizimit të politikës monetare që ka ndjekur Eurozona dhe shumica e vendeve të tjera të Europës, ndaj është e pritshme që rritja e normave të interesit të vazhdojë më tej. Pas një viti relativisht të qetë, pritet që normat e interesit të rriten, me qëllim nxitjen e kursimeve, ngadalësimin e kreditimit dhe frenimin e kërkesës së brendshme, për të përmbushur qëllimin e uljes së inflacionit pranë kufirit të 3%./Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts