Sunday, June 16, 2024
HomeAktualitetVranësira dhe reshje shiu pas mesditës

Vranësira dhe reshje shiu pas mesditës

-

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë Veriperëndimore, territori shqiptar, do të jetë në ndikimin e motit të lagësht dhe të freskët. Për pasojë vranësirat do të jene dominante deri pas-mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin.

Në zonat veriore dhe veriperëndimore priten shira me intensitet të lartë. Parashikohet që shirat me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë të mbeten prezent edhe gjatë orëve të pasdites.

Pritet dobësim i përkohëshëm i intensittit të shirave vetëm në orët e vona të natës. Problematike gjithashtu, paraqiten stuhitë e forta të erës në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts