Territori shqiptar do të mbetet sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore tëshqipërisë.
Në majat e maleve do të shfaqen reshje të izoluara dëbore, kryesisht në Verilindje të shqipërisë.
Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-herëshme do të jenë prezente deri vonë në mbrëmje kur priten sërisht vranësira dhe shira në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë