Ramazan Çeka në “Start”: Ja kujtimet e mija me ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha…

0
1405

Gazetari, publicisti edhe tekstshkruesi, Ramazan Çeka i ftuar ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel foli per ikonen e muzikes shqiptare, Nexhmie Pagarusha me te cilen ka pasur nje sere bashkpunimesh.

Ramazan Çeka: Nexhmije Pagarusha ishte ikona e muzikes shqiptare. Me te pavdekshmen dhe te paharruaren Nexhmije Pagarusha une kam patur disa takime ku mund te veçoj takim e pare ne shtepine e saj. Une kisha bere nje tekst kenge dhe nje kompozitor nga Kosova, pasi kishte lexuar tekstin e kerkon ate dhe pasi mora informacionet se kush do ta kendoje, une u binda qe ka vlerat e duhura dhe u realizua kenga. Ata kishin bere kengen dhe ne vend te nje videoklipi kishin vendosur disa foto te Nexhmije Pagarushes. Une iu thash qe kjo nuk do te ishte e pershtatshme, pasi Nexhmija ishte gjalle dhe ne shtepine e saj.

Pas kesaj une e telefonova vete Nexhmijen dhe me tha je i mireseardhur ne shtepi dhe na priti me shume dashuri dhe ngrohtesi, ku do te mbetet nder kujtimet e mija me te bukura ne karrieren time artistike.

Pasi degjoj kengen, qavi disa here gjate refrenit dhe me uroj me fjalet e saj me te ngrohta.

Gjate bisedes na recitoj disa poezi, po ashtu kendoj edhe disa kenge te vjetra, qe ishin kenge te shpirtit. Vokali i saj nuk prezantonte moshen qe kishte dhe u dukte si nje 20 vjeçare. Rame dakord qe te nesermen te benim videoklipin.

Kam mbresa dhe kujtime aq te bukura saqe ndihem shume i lumtur dhe i privilegjuar qe kam patur mundesine ta takoj nga afer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here