Saturday, November 23, 2024
Home Kronika Me pistoletë në brez dhe mbi 100 mijë euro me vete, Vladimir...

Me pistoletë në brez dhe mbi 100 mijë euro me vete, Vladimir Gjuta kapet afër selisë së PS

0
2016

Shoqërohet në polici Vladimir Gjuta. Ndalimi i tij është bërë paraditen e sotme pasi iu gjet një armë teksa ndodhej afër selisë PS.

Vladimir Gjuta ishte liruar 5 ditë më parë ndërsa ishte arrestuar më 22 janar pasi kishte dhunuar kushëririn e tij. Pas tërheqjes së denoncimit Gjuta ishte lënë i lirë.

Punonjësit e komisariatit 3 e kanë pikasur dhe kanë njoftuar gardën e cila bëri dhe ndalimin.

Policia thotë se Gjutës i janë gjetur më shumë se 100 mijë euro dhe rreth 20 mijë të tjera të ndara në paund britanik dhe dollarë.

Arrestimet e tjera

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit pas tritolit të vendosur  në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.

Ndërsa në 2016, u ndalua pasi rrahu babain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here