“Familjet sportive shkodrane”, një cikël dokumentarësh televiziv, ideuar dhe realizuar nga gazetari Gaspër MARKU, është emisioni më i ri që i bashkangjitet programacionit të TV1 Channel për sezonin e veres. I startuar mbrëmjen e së hënës së 25 korrikut me familjen sportive “Muriqi”, shikuesit paten rastin të njihen me kujtime, histori, intervista, komente, statistika dhe foto të shumta me protogonistët e kësaj familjeje sportive shkodrane. Përrreth 60-të minuta, në ekranin e TV1 Channel u përshkrua karriera e pasur sportive e kësaj familje, që nga vëllezërit Ismail dhe Enver Muriqi deri tek Sindri 15 vjeçar, përfaqësues i brezit të tretë që në total përbëjnë plot 18 kampionë dhe rekordmenë në stile të ndryshme që “Muriqët” i kanë dhënë notit shkodran dhe atij shqiptar.
Pas “Muriqëve” të notit, takimi i dytë me Familjet Sportive Shkodrare do të jetë të hënën e ardhshme të 1 gushtit në orën 21.00 kushtuar familjes sportive “Paçrani”, me protogonist që nga që nga ish futbollisti shkodran i viteve 30-të Ali Paçrani, për të vijuar më pas me Safete, Bashkim, Fatmira, Fatmir, Blerina, Alis Paçramin, konkurues në sportet e gjinanstikës, atletikës dhe futbollit, deri tek Rinor Ademi, futbollisti aktual i kampionatit gjerman.
Familjet sportive shkodrane vetem në ekranin e TV1 Channel, çdo të hënë në orën 21.00