Këtij misioni tokësor Nënë Tereza i kushtoi jetën e saj, pa pyetur për asgje, madje duke sfiduar kohën, ata që i mbyllnin shpesh dyert, terrin dhe varfërinë ekstreme. Në gëzimin e prag shenjtërimit, famullia e Shen Shtjefnit Shkoder, organizoi në oborrin e katedrales shfaqjen poetiko – muzikore “Misionarja”. Këngë, poezi, valle erdhen të ndërthurura mjaft bukur për të pranishmit, ndërsa nuk munguan edhe disa nga thëniet e vete Nënës Tereze, që edhe sot janë një udhërrëfyese për njerezit. Të jemi misionarë si Nënë Tereza dhe të ndjekim shembullin e saj, ky është mesazhi më i bukur që mund t’i japim botës tha në fjalën e tij famullitari dom Artur Jaku. 9 ditëshi i aktiviteteve kushtuar Nënë Terezës, në prag të lartësimit në altarin qiellor si shenjt, në thelb ka lutjen dhe bashkimin për të qënë të gjithë bashkëudhetare të një jete më të mirë për ata që janë në vështirësi të ndryshme, por edhe për një botë që jeton në paqe.