Futbolli shkodran ka një tjetër figurë të nderuar sportive më pak. Pasditen e së enjtes qytetarët shkodranë përcollën për në banesen e fundit mbrojtësin shtatlartë, Kolë Gjoni, i cili pas një sëmundje që e mundoi periudhën e fundit ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare. Për djaloshin e fuqishëm dhe pasionant nga Shiroka, i cili spikati jo pak në pozicionin e qëndërmbrojtësit, flasin me shumë respekt kolegët dhe shokët e tij të afërt në jeten sportive.
Departamenti i sportit pranë TV1 Channel i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes “Gjoni” për humbjen e njeriut të tyre më të afërt si dhe klubit të futbollit Vllaznia për humbjen e një figure të nderuar sportive që kontribuoi shumë për futbollin shkodran.