Stadiumi “Loro Borici” do te quhet I perfunduar plotesisht atehere kur do te plotesohet numri I vendeve te parkimit qe kerkohet me ngulm nga UEFA. Ky impjant sportive renditet ne kategorine e 4 te stadiumeve dhe detyrimisht duhet qe te kete nje minimum prej 150 vendesh parkimi për personat VIP në një zonë të sigurtë. Por mungesa e hapesires dhe sigurise ka bere qe organi me I larte I futbollit europian dhe policia e shtetit te mos japin garanci duke mos lejuar nje numer te tille parkingjesh. Anetari I komitetit ekzekutiv prane FSHF-se Arben Dervishaj, thote se federata eshte ne pritje te vendimeve nga ana e qeverise shqiptare dhe bashkise Shkoder.
Mungesa e parkingjeve ne sektorin VIP ka rene ne sy gjate zhvillimit te ndeshjeve nderkombetare e sidomos ate me Spanjen. Kjo ceshtje ka sjelle perplasje te vazhdueshme mes kryeministrit Rama e kryebashkiakes Ademi por kur kane kaluar disa muaj nga inaugurimi akoma nuk ka asnje zgjidhje konkrete.