Skenaret e kombetareve te medha ne disa raste apo fati I keq e denoi kombetaren Shqiptare duke mos arritur te kualfikohet si nje nga te tretat me te mira. Pasi Gjermania toleroi ndaj Irlandes se veriut duke I shenuar vetem 1 gol ne 10 apo 15 raste flagrante para portes, apo Turqia fitoi 2-0 ndaj Çekise goditja e fundit erdhi nga Hungaria. Megjithese kishte pak shance qe Hungarezet te fitonin perballe Portugalise ajo cfare ndodhi nuk ka shume nevoje per komente. 6 gola u shenuan njeri pas tjetrit duke favorizuar keshtu luzitanet ne permiresimin e golavarazhit c’ka terhoqi vemendjen e te gjitha mediave. Keshtu Shqiperia zyrtarisht u eleminua nga Euro 2016 por nuk ka vend per hidherim por vetem per feste. Kuqezinjte dhane gjithcka ne 3 ndeshje duke luajtur me zemër dhe grintë. Nje debutim fantastic kunder Zvicres ku mungoi fati, nje perballje e barabarte me yjet qindra milione euro te Frances dhe nje fitore historike ndaj Rumanise ishin dhurata e kombetares per milliona tifoze shqiptare ne mbare boten. Kete paraqitje e bene edhe me te bukur tifozet shqiptare te cilet I fituan te gjitha sfidat e tyre, duke skuqur stadiumet, duke kercyer e festuar ne te gjitha qytetet franceze aq sa e gjithe bota u mahnit nga ne. Ne nje kohe qe ne vendin organizator mbizoteronte dhuna mes grupeve te tifozerive te tjera, shqiptaret festonin dhe kendonin sebashku deri aty sa edhe francezet, italianet apo gjermanet mesuan himnin tone dhe na kerkuan qe te qendronim perhere. Tani djemt kuqezi jane nisur drejt shqiperise ndoshta te merzitur por me koken lart pasi na bene krenare. 23 futbolliste qe na bene te emocionohemi, te gezojme, te presim me ankth cdo minute loje apo second duke na dhuruar europianin e pare te historise tone. Gjithcka mbaroi ketu dhe tashme eshte radha e nje falenderimi te madhe per kete kombetare dhe per tifozet shqiptare. Faleminderit !