Vllaznia do drejtohet nga bashkia Shkoder edhe per sezonin e ri futbollistik dhe kjo ka sjelle pakenaqesi te shumta pasi Kryebashkiakja Ademi premtoi se klubi do te privatizohet. Per situaten e krijuar ka reaguar edhe partia Fryma e re demokratike dega Shkoder e cila ka shperndare per mediat nje deklarate ku shkon deri aty sa akuzon se drejtuesit e bashkise duan ta hedhin qellimisht Vllaznine nje kategori me poshte. Ne te thuhet se :
Zevendesimi i disa emrave ne bordin drejtues me disa emra te tjere nuk ishte zgjidhja qe u premtua gjate fushates elektorale te kryetares aktuale te bashkise, duke lene ne kembe po ate sistem abuziv qe po keqperdor parate e taksapaguesve Shkodrane per interesa vetiake. Ajo qe na shqeteson me shume eshte ekzistenca e nje plan per ta zbritur ekipin e futbollit nje kategori me poshte, gje qe do te ulte vleren e klubit ne treg. Tashme, drejtuesit e bashkise duket se po i japin doren e fundit ketij plani te vene ne jete qe nga marrja e drejtimit te ekipit nga ana e tyre. Kjo situate e pa pranueshme na detyron ti drejtohemi bashkise me disa pyetje: -A eshte e nevojshme te shpenzohen edhe 500 milion leke te tjere per ta ulur Vllaznine nje kategori me poshte, nderkohe qe femijet tane helmohen çdo dite nga ngrohja me gaz gjate dimrit ne shkolla dhe per me teper me rrezikohen çdo dite nga kushtet e sigurise nen minimale?!
-Ajo qe duam tju pyesim gjithashtu eshte se: “Kujt i shkon per shtat ky plan zonja kryetare”?!
Nje reagim I ashper I Frymes se Re Demokratike Shkoder por drejtuesit e bashkise duket se kane mbyllur njerin sy e njerin vesh perballe kritikave te specialisteve te futbollit, qytetareve shkodrane dhe te gjithe atyre qe guxojne ti kundershtojne. Megjithate prania e administratorit Astrit Gjyrezi dhe trajnerit Armando Cungu ka deshmuar se prej Janarit gjerat kane ndryshuar pozitivisht por pa nje presidence, ata nuk mund te kthejne nje Vllazni te madhe.