Numri 1 I pankines se Vllaznise, Armando Cungu eshte I zhgenjyer me zhvillimet ne merkato deri me tani. Edhe pse kane kaluar 10 dite nga nisja e pergatitjeve, afrimi I lojtareve cilesor mbetet problem I madh. Ai tregon se e planifikoi sezonin e ri me malazezin Çetkovic ne ekip por tashme planet e tij u prishen
Cungu thote se eshte lodhur nga lojtaret e ardhur ne prove. Disa futbolliste kerkojne nga 5 mije euro ne muaj per te firmosur direkt por kur I sheh ne fushe jane shume te dobet.
E cuditshme sipas trajnerit, pasi financat jane te sigurta por as futbollistet shkodran nuk pranojne te vijne ne Shkoder
Prej kohesh ishte paralajmeruar se skuadra si Skenderbeu, Kukesi apo Partizani po prishin tregun e futbollisteve shqiptare me pagesa stratosferike dhe efektet e saj po ndihen sot. Lojtaret kerkojne mbi 5 mije euro ne muaj megjithese mund te kene te gjithe sezonin ne stol.