Stoqet me plehra dhe kontinieret shoqerojne temperaturat e larta ne Shkoder ! Per rreth ish zones industriale te qytetit, e cila tashme quhet zona e biznesit, ato janë te pranishme ne çdo segment. Duket se ketu ka mbi nje jave qe nuk janë transportuar kontinieret me plehra, për pasoje edhe eshte krijuar kjo gjendje, e cila si pasoje e te nxehtit rrezikon te kthehet ne vatra epidemie ! Nje situate e tille eshte si ne rrugen e Rusit për ne Drejtorine e Policise, ashtu dhe ne rrugen nga uzina e telit dhe kabllove për tek ish-fabrika e duhan cigareve, për te mberritur ne segmentin e unazes ku fillon superstrada për ne Malesi te Madhe. E gjithe kjo zone eshte mjaft e qarkulluar si nga qytetaret ashtu dhe automjetet, ne çdo ore te dites, por nje qarkullim qe kalon permes plehrave e kontinierve qe presin te zbrazen ! Eshte detyra e Bashkise Shkoder dhe Kompanive te Pastrimit te qytetit qe te percaktojne planin e tyre 24 oresh për pastrimin, por nuk eshte aspak normale qe edhe ne dite me vape plehrat te mos evadohen gjate nates, dhe diten qyteti te jete i çliruar nga mbeturinat dhe rreziku i tyre për infeksione. Fatkeqesiht, kjo nuk po ndodhe ne Shkoder, përkundrazi ne disa zona te këtij qyteti, si kjo qe beme objekt te kesaj kronike, plehrat nuk pastrohen as brenda javes ! Megjithese ne Shkoder disa here janë bere ndryshme sa i perket skemes se pastrimit, ku nga nje kompani u kalua edhe ne ndarjen e qytetit me dy firma pastrimi, faktikisht vazhdon te mbetet nje problem akoma i pazgjidhur heqja e plehrave ne menyre sistematike për ta pasur qytetin çdo mengjes te paster.