Ashtu siçi ishte paralajmëruar, Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit Shkoder, filloi vaksinimin e gjedhit, për parandalimin e infeksionit te dermatozes. Ky proçes fillimisht përqendrohet ne fermat qe kane mbi 20 krere gjedhi si kjo ne Darragjat, pasi edhe rreziku i sëmundjes eshte me i madh. Janë 20 veterinere ne terren, dhe faza e pare përfundon diten e premte, ndersa faza e dyte perfshine vaksinimin e tufave me me pak krere deri ne zonat me te thella malore.
Ne Qarkun e Shkodres, deri tani vetem nje rast i dyshuar infeksioni nga kjo semundje, dhe pritet pergjigjeja e analizave:
Ministria e Bujqesise ka sjelle ne Shkoder 1500 dozat e para te vaksines, për 1500 krere gjedhi. Te gjitha shpenzimet përballohen nga buxheti i shtetit, ndersa specialistet garantojne fermeret se kjo vaksine eshte e standardit me te larte cilesore:
Sipas specialisteve te Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit Shkoder,me ketë ecuri te vaksinimit, tregu i bagëtive pritet te zhbllokohet brenda dy javesh.