Zhvillimi i ndeshjeve nderkombetare ne “Loro Borici” eshte nje angazhim me teper per policine e qarkut te Shkodres. Ne kuader te mbarevajtjes se takimit te dites se Hene me Maqedonine, uniformat blu kane hartuar nje plan masash sidomos sa i perket qarkullimit rrugor.
1.Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00 e dites se Hene do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00. 2.Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes gjithashtu ne te dy anet e Unazes perendimore. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore :
“Xhabije – Parrucë”
“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”
Policia njofton administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15:00. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00. Uniformat blu kerkojne nga ana e tifozerise qe te shmangin mbajtjen me vete dhe futjen ne stadium te sendeve te forta pasi do te kontrollohen imtesisht ne hyrje te “Loro Boricit”