Vllaznia ka një brez të rinj të talentuar në sportin e çiklizmit. Të drejtuar nga trajneri pasionant Leonard Kola, çiklistët shkodranë të moshës 15-16 vjeçare po spikasin duke i fituar të gjitha garat kombëtare të moshave kadet dhe të rinj duke dhënë një garanci për të ardhmen e çiklizmit shkodran. Suksesi më i fundit i këtij ekipi ishte ai i regjistruar në garën e kupës “26 Marsi”, aktivitet ky që Federatë Shqiptare e Çiklizmit e organizoi në qytetin e Kavajës në përkujtim të kontributit që komuniteti i këtij qyteti ka dhënë në proçeset demokratike. Ajo që vlen të theksohet është fakti se vijen e finishit për katëgorinë e të rinjve e kaluan tre çiklistët e talentuar shkodranë, Bruno Kola, Kledison Cani dhe Alfons Rrashkadoli. Fituesi i kësaj gare, Bruno Kola shprehet i kënaqur për arritjen e këtij suksesi.
Krahas Bruno Kolës, pjesë e traditës së mirëfilltë të Berdices në çiklizëm që vazhdon rrugën e suksesit të babait të tij, një tjetër berdician që spikat duke qënë fitues i garës së Tiranës e quajtur “Trofeu i Kalave” është edhe Astrit Kronaj.
Një tjetër i talentuar nga grupi i çilklistëve shkodranë është edhe Alfons Rashkadolli.
Me punën shumë të mirë që po bëhet në ekipet zinxhir nga trajneri Leonard Kola së bashku me kolegët e tij, Brahim Sylja dhe Hilmi Lala, Vllaznia pritet të jetë e frikshme në vitet në vazhdim për të qënë protagoniste si në kohën e Agim Tafilit dhe kolegëve të tij kampionë shkodranë.