Wednesday, December 25, 2024
HomeAktualitetEnergjia per objektet e kultit

Energjia per objektet e kultit

-

Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot. Kjo nismë e qeverisë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama.

Duke shfrytëzuar dhenien e lejes së legalizimit për Kishën e “Shën Thanasit”, kryeministri e quajti absurd faktin se pas viteve ’90-të, kur objektet e kultit u rindërtuan nuk u legalizuan.

Lehtësimi i pagesave të energjisë për objektet e kultit është një kërkesë e hershme e tyre, pasi çmimi që paguanin deri më tani si biznese ishte në shumë raste i papërballueshëm. Paralelisht legalizimet që u bëhen këtyre objekteve cilësohen ndryshe si një korigjim i asaj çfarë në 50 vite bëri sistemi diktatorial, që shkatërroi shumë kisha, xhami e teqe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts