Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetHumbi babain nga shpërthimi i cisternës në Velipojë, por vjen lajmi i...

Humbi babain nga shpërthimi i cisternës në Velipojë, por vjen lajmi i mirë për Hektorin

-

Një javë pas shpërthimit të një cisterne gazi, të vendosur në katin e poshtëm të një resorti turistik në Velipojë, vjen një lajm i mirë për 33-vjeçarin Hektor Zejnuni. Ky i fundit pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe gjoks, dhe po kështu djegie të shkallës së dytë dhe të tretë pësoi edhe babai i tij, Besnik Zejnuni, pronari i resortit. Të dy u nisën me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë, por Besniku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Për shkak të gjendjes së rënduar, 33-vjeçari Hektor Zejnuni u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por ajo çka krijonte shqetësim për familjarët e tij ishte kostoja e lartë e kurimit. Por sot ka një lajm të mirë për Hektorin. Burime për “BalkanWeb” thonë se është mundësuar që të gjitha shpenzimet për kurimin e 33-vjeçarit të perballohen nga marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij turk.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts