Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetVllaznia, debate ne Keshillit bashkiak

Vllaznia, debate ne Keshillit bashkiak

-

 

U akorduan 17 mln leke, keshilltaret kerkojne transparence e doreheqje

 

Vllaznia ishte një nga pikat e nxehta në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodres. As më shumë dhe as më pak, por 33% e të ardhurave që siguron sot bashkia e qytetit, shkojnë për klubin e futbollit, në një kohë që rezultatet kanë qënë zhgenjyese. Por me nisjen e sezonit të ri, drejtuesit e klubit kanë një tjetër synim, atë të sfidimit të ekipeve si Skenderbeu, Partizani apo Kukesi. 170 milion lekë u dhanë për periudhën korrik – dhjetor, ndërsa administratori Gjyrezi kishte kërkuar për të gjithë vitin 794 milion. Këshilltarët bashkiak jo vetëm që nuk ishin dakort me këtë shumë, por shkuan me tej duke kërkuar doreheqjen e drejtuesve dhe stafit teknik, pasi sa herë kërkojnë para, sjellin vetëm rezultate zhgenjyese.

 

Surprizuese ishte deklarata e Voltana Ademit, e cila deklaroi se nuk është presidente e Vllaznisë dhe se edhe ajo është e pakënaqur me rezultatet. Ajo propozoj mbledhje tjetër të këshillit që drejtuesit të raportojnë për gjendjen.

 

Për periudhën janar –qershor janë paguar 526 milion lekë të vjetra nga të cilat (233 mln borxhe të prapambetura 2011-2015). Borxhe të prapambetura rezultojnë 350 milion lekë të vjetra, ndërsa llogaritë e bllokuara për borxhin prej 76 mijë euro ndaj Gea Sport (çështja eshte në proces gjyqësor).

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts