Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetRama shpjegon: Platforma për denoncimet e qytetarëve, jo gjueti shtrigash. Ja garancitë

Rama shpjegon: Platforma për denoncimet e qytetarëve, jo gjueti shtrigash. Ja garancitë

-

 

 Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit sot ka theksuar se platforma e komunikimit me njerëzit nuk do jetë një gjueti shtrigash për ata që duan të bëjnë denoncime apo të marrin nëpër gojë njerëzit. Ai tha se çdo anëtar i kësaj platforme do jetë me identitet të verifikuar dhe nuk do jetë si “Facebook”.
“Një rezervë tjetër që besoj edhe ju e keni dëgjuar është që përmes këtij mekanizmi mund të hapet një gjueti shtrigash për shkak se njerëzit mund të turren dhe të bëjnë denoncime e të marrin nëpër gojë njerëz të tjerë. As kjo nuk qëndron sepse platforma pranon anëtar dhe anëtare real me identitet të verifikuar si pjesëtar të këtij koalicioni qeverisës. Nuk është si Facebook, apo portale ku bëhen komente, ku individë të ndryshëm mund të futen me emra të tjerë apo me 7 emra dhe të marrë në gojë kë të dojë. Çdo person që do të regjistrohet për të qenë pjesë e këtij procesi dhe për t’i dhënë vetes statusin e anëtares së koalicionit, do të mbajë përgjegjësi për atë që shkruan”, deklaroi kreu i qeverisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts