Ministria e Kulturës prej kohësh kishte shpallur vendin vakant për postin e drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, post të cilin e ka mbajtur Elvira Diamanti.
Përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Kulturës bën të ditur se në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit është vendosur regjisorja Iris Elezi.
“Pas përfundimit të procedurave të konkurrimit të hapur dhe publik për pozicionin Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës , referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkurruese Znj. Iris Elezi përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura.
Për sa më sipër, në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 2 të: Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të nenit 14 të Statutit të AQSHF-së Znj. Iris Elezi emërohet në pozicionin “Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.