Boksieri shqiptar Ferit Keta ka mposhtur gjermanin Toni Thes në përballje për titullin kampion bote.
Në duelin e zhvilluar në arenën e boksit në Munih, Ferit Keta u tregua shumë më i përqëndruar dhe nuk i dha asnjë shans rivalit për ta diskutuar përballjen.
Boksieri shqiptar aktualisht është dhe mbajtësi i një rekordi në boksin profesionist pasi ka 9 fitore në 9 takime të zhvilluara.
Përveç titullit që mori ditën e sotme ai është edhe mbajtësi zyrtar i titullit kampion i Europës në “Kick Box”.