Meta: Kosova meriton heqjen e vizave, izolimi nga BE i padrejtë

0
797

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e quan të padrejtë izolimin e Kosovës nga BE.

Gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë, Meta tha se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave. “Politika e Kosovës ka bërë përpjekje të mëdha drejt anëtarësimit në BE. Kosova meriton liberalizimin e vizave. Izolimi i këtij shteti është i padrejtë“, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit e cilësoi me rëndësi edhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, ndërsa vlerësoi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. “Një hap me rëndësi ishte anëtarësimi i Malit të Zi në NATO. Sikurse mbetet e rëndësisë së veçantë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here