Olta Xhaçka, jep katër dekorata për ushtarakët që shërbyen si heronj

0
944

Shqiptarët kanë luftuar duke dhënë jetën e tyre për liri.

Shqiptarët i shërbyen atdheut me vetëmohim, të pakursyer, falë tyre ne festojmë dhe jemi krenarë.

Ky moment na gjen në krahë të NATO-s, unë sapo festova me ushtarakët tanë në Irak dhe Afganistan. Unë i pash nga afër kushtet e tyre, qëndrova atje 24 orë.

Autoritetin e ministres do ta ushtroj duke nderuar katror heronj, që do të japin kontribut të parët për ti shërbyer atdheut.

Saimir Balla shpëtoj një fëmijë në Burrel në kushte të rrezikshme, ai nuk u frikësua për të shpëtuar jetën e një foshnje teksa shtëpinë po e mbulonte uji.

Forcat xhenio, djemtë e batalionit janë të pranishëm, ai është Fatjon Lulja ai nuk është kursyer në dimër dhe verë por ka shërbyer duke ndërtuar ura në çdo cep të vendit tonë.

Ervini është një tjetër hero ka shpëtuar jetë njerëzish nga uji gjatë përmbytjeve.

Ekuipazhi i Orikut Esmeralda është vajza që ka shërbyer për një vit në detin Egje duke sakrifikuar dhe rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar jetën e 1000 emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here