Pavarësisht motit të keq, fluturimet ajrore në vendin tonë janë normale. Me anë të një komunikate, aeroporti bën me dije se nuk ndryshim të destinacioneve.
Njoftimi: Në Aeroportin “Nënë Tereza” situata vazhdon të jetë në normalitet pavarësisht kushteve atmosferike. Të gjitha fluturimet janë realizuar sipas parashikimeve ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil po e monitoron nga afër ecurinë. Të gjitha kompanitë e fluturimit duhet ti kushtojnë vëmendjen maksimale planeve të përgjigjes ndaj emergjencave në shërbim të sigurisë dhe pasagjerit.