Denoncimi/ “Drejtori i burgut të Shënkollit si xhelat, ja çfarë u ndodhi tre të burgosurve”

0
2520

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon gjendjen në burgun e Shënkollit.

Berisha shkruan se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit merret ryshfet, keqtrajtohen të dënuarit dhe bllokohen lejet.

Qytetari dixhital shkruan se drejtori i burgut të Shënkollit, Fredinat Preci po sillet si xhelat me të burgosurit. Ai shtoi se tre të burgosur që u futën në grekë urie u transferuan në shenjë hakmarrje.

MESAZHI I BERISHËS
Keqtrajtim, bllokim antiligjor i lejeve, ryshfete, kjo eshte gjendja ne burgun e Shenkollit ne Lezhe!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirdita zoti Berisha jam perseri nje i aferm i nje te burgosuri dua te ndaje nje shqetësim që duhet ta publikoni drejtori i burgut Shenkolle po sillet si xhelat komunist me te denuarit. Ka bllokuar lejet shpërblyese per ata qe duan te dalin per here te pare nje e drejte qe ju takon me ligje te burgosurve sepse po nuk votove tek drejtori nuk te jepet leja. Sot beri tre transferime ne shenje hakmarrje per tre te burgosur sepse organizuan nje greve urie ne shenje proteste per vetevrasjen e te burgosut 3 jave me pare. pasi ju premtoje ce do zgjidhen problemet e tyre vetem te dalin nga greva sot i trasferoje ne shenje hakmarrje large familjeve te tyre ju lutem bejeni publike respekte. Drejtori eshte Fredinat Preci. Po dhe ky drejtor ka dhe familjare te tije ne burgje ne Shenkolle se eshte ne kundershtime me ligjin dhe ta sillen sikur jane drejtore aty nese doni ju jap dhe emra fl publikojeni ju lutem, ryshfet dhe vetem ryshfet duan, anonimi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here