Ndryshon sërish moti, ja çfarë temperaturash priten këtë javë

0
1586

Instituti Hidrometeorologjik, ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme të javës.

Thuhet se fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Nga pasditja e së enjtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtojë mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here