Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ishte i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi ku ka folur për aktualitetin politik si dhe ka zbuluar arsyet që sipas tij pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Majko tha se bizneset nuk lejojnë që të hapet kufiri me Kosovën, pasi kanë interesat e tyre.
“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua koncesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim. Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi”- tha ministri Pandeli Majko.