Pas Kryetarit te partise demokratike edhe deputeti Romeo Gurakuqi fton qytetaret shkodrasne qe te marrin pjese ne protesten e 27 janarit. Arsyet sipas tij jane te shumta, prandaj Shkodranet duhet te jene ne ball te protestes.
Mungesa e fondeve per Shkodren, nje nga çeshtjet me te debatuara e viteve te fundit per shkak edhe te maredhenies komplekse qeveri – bashki, deputeti Gurakuqi nuk nguron te drejtoje edhe gishtin e pergjegjesise tek numri 2 i qeverise, zv/kryeministrja Mesi.
Termin “opozite e bashkuar” Gurakuqi e lexon ne nje tjeter kendveshtrim, duke mos pranuar te behet pjese e retorikave se cila parti eshte pjese e kesaj proteste, e kush jo, por thekson se kauza qe bashkohen te gjithe ne 27 Janarit, eshte qeverisja e keqe e vendit.