Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëPD: Pas Tahirit dhe Balilajve, ja krimineli i radhës që ndihmoi Rama

PD: Pas Tahirit dhe Balilajve, ja krimineli i radhës që ndihmoi Rama

-

 

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, tha se një tjetër kriminel është lënë i lirë.

Ai tha se kryetari i PD, Lulzim Basha njoftoi që në tetor se Durim Keçi do të lihej i lirë nga burgu pasi kishte mik Edi Ramën dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje.

Sipas Alibeajt, me emërimin e prokurores së përgjithshme, Rama ka marrë edhe drejtësinë në anën e tij.

“Një tjetër kriminel është jashtë, Durim Keçi është liruar nga burgu. Me shumë gjasë nuk do ekstradohet në Itali, ku është dënuar për trafik droge. Basha e paralajmëroi se Durim Keçi do i shpëtonte drejtësisë, dhe nuk do ekstradohet në Itali, se kishte mik Edi Ramën, të cilit i ka shërbyer në çdo palë zgjedhje. Që në tetor Basha bëri të njohur ekzistencën e tabulateve telefonike të Ramës me Durim Keçin. Që kur Rama emëroi prokurorin, Tahirit iu kthye pasaporta, dhe ai mund të lëvizë i lirë kudo ku ka fshehur paratë, Orest Sota u la i lirë, trafikantëve të Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin, Balilajve iu kthye leja për polici private. Bashkë me lirimin e Keçit, janë prova se si Rama ka blerë zgjedhjet, ka blerë pushtetin dhe po e mban atë nëpërmjet marrjes së Drejtësisë, prandaj më 27 janar t’i themi Ramës se jemi njerëz të lirë dhe nuk pranojmë zgjdhën e krimit,” tha Alibeaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts