Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se marrëveshjen në maj të vitit të kaluar me kryeministrin Rama e bëri për të shmangur luftën civile.
Basha: Unë në maj bëra diçka që shmangu luftën civile. Siç bëra dy vjet përpara kur nuk kishte ligj dekriminalizimi dhe tërhoqa kandidatin tim vetëm sepse kisha vendosur një standard. Ky nuk i tërhoqi edhe pse i tha SHBA, dhe i ka akoma, njërin e ka kryetar bashkie. Unë me Ramën nuk përputhemi.
Basha tha gjithashtu se kjo mazhorancë nuk do që të hapen negociatat me Bashkimin Europian.
Basha: Kjo mazhorancë as nuk ka ardhur për të hapur negociatat dhe e ka fjetur mendjen. Neve na bëhet më shumë vonë sesa atyre. Edi Rama e ka fjetur mendjen, dy gjëra ka ai, të garantojë pushtetin e pasurisë dhe të bëjë ekspozita, ndeshje sporti. Ai ka vetëm një merak, që e tregoi me lirimin e Durim Keçit dhe të kthimit të pasaportës së Saimir Tahirit, që e tregojnë shiritat e Habilajve. Jo se i do në kuptimin fizik, po nese i bijen këto hallka shkojnë tek Edi Rama. Nëse Saimir Tahiri i shpëton drejtësisë është e qartë që Shqipëria nuk do futet në Europë.