Një protestë më e madhe se PD dhe LSI dhe që do të bëjë të harrohet shembulli i kryengritjeve të Rumanisë do të jetë protesta e 27 janarit. Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se pjesëmarrja do të jetë e lartë ndërsa qytetarët u shpreh ai duhet të ngrejnë zërin kundër padrejtësive të qeverisë Rama
Strazimiri: Shqiptarët të dalin në rrugë, unë besoj se shqiptarët janë më të mençuar dhe janë më dashnorë të demokracisë se rumunët. Unë besoj se ne do të japim një shembull, do të harrohet Rumania, aq do të jetë masiviteti.
Strazimiri pranoi se Reforma në drejtësi është në ngërç por kjo sipas tij nuk do të kishte ndodhur nëse do të dëgjohej mendimi i PD por edhe i Komisionit të Venecias. Për Strazimirin qytetarët shqiptarë e kanë humbur besimin te ambasadorët.
Strazimiri: Me ligj kanë futur ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ne dhe komisionini Venecias i thamë mos i fusni. Sot nuk mund të akuzojnë askënd përveç vetes. Sa i përket ambasadorit amerikan, çështja për të cilën flasim është teknike, kushtetuese dhe ligjore, nuk është diplomatike, nuk është ndërshtetase.
Por deputeti demokrat shtoi se politika duhet t`i mbaj duart larg nga drejtësia
Strazimiri: Nëse PD që nga Alfred Moisiu deri tek Bamir Topi ka kontrolluar presidentët e republikës se Nishani nuk ka dekretuar të tjerë, atëherë po, bime dakord që ka një hije dyshimi që PD nëpërmjet presidentit Moisiu apo Topi ka kontrolluar drejtësinë, por më duket se nuk është ky rasti. Kështu që fakti që PD deri dje ka kontrolluar drejtësinë nuk qëndron. A dot PD sot ta kontrollojë drejtësinë, përsa kohë ka marrë pjesë në këtë reformë në drejtësi. Gjithmonë nisur në parimin larg duar politika, veçanërisht nga qeveria.
Votën kundër të Partisë Demokratike për zgjedhjen e anëtareve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, Strazimiri e argumentoi me mungesën e emrave të duhur në listat që iu dorëzuan parlamentit.