Thursday, December 26, 2024
Home Politikë Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj drejtohet ministrit Bushati: Kjo qeveri gënjeshtrën e...

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj drejtohet ministrit Bushati: Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në institucion…

0
773

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e quan sjellje arrogante të ministrit të Ditmir Bushati praninë në komision, duke shtuar se deklaratat e tij se po diskutohet me palën greke edhe çështja çame, rrëzohen nga ministri i Jashtëm i Greqisë.

MehmetajSjella arrogante e ministrit Bushati sot në Komision me ç’duket ka patur për qëllim të kamuflojë të pavërtetat që tha.

Ndërkohë që Bushati foli për diskutime lidhur me çështjen Çame dhe theksoi se po gjenden zgjidhje për pronat e tyre, ministri Grek Kotzias thekson se asnjë diskutim nuk është bërë mbi këtë çështje.

Çdo iniciativë që shërben për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë është e mirëpritur dhe vlen të përshëndetet, por kur nga qeveria serviren gënjeshtra të gjithë fillojmë të dyshojmë.

Megjithatë nuk duhet të habitemi. Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në institucion!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here