Tensionet që shoqëruan ditën e sotme sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës zbarkuan para foltores dhe tentuan që të bllokonin punimet, sollën përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho.
E duke marrë shkas nga kjo situatë, PD do të mbledh urgjent grupin parlamentar. Kujtojmë se seanca e sotme plenare u ndërpre për të paktën 5 herë me radhë, ndërkohë që në foltore folën vetëm deputetët e PS, ndërkohë që ata të opozitës refuzuan.
Njëzëri ata nisë që të përplasnin disa bidonë uji mbi tavolinë, ndërsa thërrisnin vazhdimisht ‘kriminelë, hajdutë’.