Përcillet në banesën e fundit elektricisti që humbi jetën dje në Tropojë

0
760

Është përcjell në banesën e fundit elekriçisti 32 vjeçar, Fatjon Halil Hoxhës që humbi jetën ditën e djeshme në krye të detyrës teksa riparonte një defekt elektrik.
I ndjeri ishte babai i një djali 3 vjeçar dhe një vajze 1 vjeçe e gjysmë. Mes lotësh dhe heshtjes mortore, familjarët dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit në fshatin Luzhe.

Fatjoni humbi jetën tragjikisht teksa ishte duke rregulluar një defekt në fshatin Rragan, si pasojë e motit të keq. 32 vjeçari Fatjon Hoxha banues në Luzhe ka ndërruar jetë menjëherë pas rënies në kontakt me energjinë pasditen e djeshme. Fatjoni do të prehet në lëndinën pas shtëpisë, kjo ka qenë dëshira e prindërve për ta pasur sa më afër të birin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here