Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë

0
2352

Autori i dyshuar i grabitjes së një argjendarie në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së shtunës, është arrestuar nga policia.

Shtetasi me iniciale F.V, nga fshati Rrenci i Rri, është ndaluar nga policia nën dyshimet se është autori i grabitjes së argjendarisë.

Dyqani u grabit mëngjesin e së shtunës, ndërsa dera kryesore dyshohet se u hap duke u goditur nga një automjet.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes duke gjetur aty pranë një automjet tip Wolksvagen, pa targa, me të cilën dyshohet se është kryer grabitja.

Mjeti Wolksvagen është goditur në pjesën e përparme dhe mendohet se është përdorur për të thyer qepenin e argjendarisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here