I jepet lamtumira Abazit,Meta:Model i femres se guximshme

0
797

Mes lotëve, por edhe duartrokitjeve është përcjellë për në banesën e fundit mjekja dhe anëtarja e kryesisë së LSI-së, Luzhiana Abazi. Të afërm, miq, kolegë dhe përfaqësues të lartë të shtetit e politikës kanë bërë homazhe duke i dhënë lamtumirën e fundit.

Presidenti Meta që e ka pasur bashkëudhëtare në betejat politike ka shprehur ngushëllime duke thënë se e ndjera Abazi ka qenë model i femrës guximtare.

Meta: Do mbetet një model, detyrë e vajzave të guximshme, të cilat shikojnë përtej botës së tyre dhe të familjes së tyre, të cilat të jetojnë me shqetësimet e shoqërisë.

Luzhiana Abazi, e cila së fundmi ka qenë kryetare e njësisë nr.6 në Tiranë, ka qenë mjaft aktive në skenën politike shqiptare, duke qenë një nga themelueset e LSI-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here