Nikoll Lesi përmes një komenti e ka cilësuar Presidentin Ilir Meta burrë shteti, lidhur me qëndrimin e mbajtur për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku ndër ccështjet më të rëndësishme është edhe ajo për përcaktimin e kufirit detar.
“Presidenti është votuar për të mbrojtur Kushtetutën, ndaj ka detyrim kushtetues dhe qytetar që të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vendit. Më tej ai theksoi se ka në fuqi një vendim të gjykatës kushtetuese të vitit 2009 dhe sipas Kushtetutës vendimi i kësaj gjykate është zbatues dhe nuk lejohet asnjë kundërshtim apo apelim. Gjykata Kushtetuese ka fuqi që të rrëzojë edhe ligje të parlamentit. Ajo është gardiane e Kushtetutës. Kjo gjykatë me një vendim, që është në fuqi, i jep kompetenca Presidentit që në këtë çështje me Greqinë (e jo vetëm) të drejtojë apo kontrollojë gjithçka, pasi firmos në emër të shtetit shqiptar.