Ja çfarë mendojnë demokratët per nje levizje te re politike…

0
716

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë nisur një tur të ri takimesh me demokratët me qëllimin inicimin e një lëvizje të re brenda të djathtës.  Por si e shohin  fuksionarët e PD dhe deputetët e saj këto lëvizje.  Ish sekretari organizativ deputeti Flamur Noka,  thotë se  Partia Demorkatike,  ka njohur në vazhdimësi lëvizje por kjo nuk e ka dëmtuar atë.

Noka: Ka parë PD lëvizje shumë, të gjithë janë rikthyer, kështu që mos u merrni me ketë

Pėr Tritan Shehun në Partinë Demokratike, ka hapėsirė pėr tė gjithë dhe krijimi i fraksioneve të tjera nuk është dicka e mirë.

Shehu: PD është një parti e madhe demokratike me hapësira për të gjithë ata që mund dëshirojnë të bashkëpunojnë me të.

Jashtë debatit nuk kanë qëndruar edhe aleatët. Kryetari i PR Fatmir Mediu tha se Basha duhet të gjejë rrugën e bashkimit të të gjith faktorëve.

Mediu: Pa dyshim që Basha në pozicionin e tij duhet të gjejë të gjitha rrugët për të ofruar mundësi për gjithësecilin që të bëhet pjesë e levizjes së djthathë. Çdo lloj ndarje e të djathtës në segmente mendoj se do të kishte probleme.

Ndërsa aletai i Partisë Demokratike, Kryetari i Lëvizjes Për Zhvillim Kombëtarë, Dashamir Shehi, thotë se vija e kuqe duhet të jetë kundërshtari.

Shehi: Raporti jonë është me PS, Edi Ramën me grupin që keqqeveris Shqipërinë.

Kishte dhe nga ata deputetë  përfshirë dhe vëtë kryetarin Basha apo ish kryeministrin Berisha që nuk komentuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here