Makina e djegur në Fushë-Krujë e një kosovari, por kush është viktima brenda saj?

0
965

Një automjet u dogj ditën e sotme në Derven të Fushë-Krujës.

Sakaq, konfirmohet se brenda makinës ndodhej një person, i seksit mashkull, trupi i të cilit është shkrumbuar. Makina është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmani, por ende nuk dihet nëse është personi që është gjetur i djegur ose jo.

Sipas Policisë së Durrësit, makina është gjetur në fundin e një toke, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Makina e djegur është e tipit Volsvagen dhe pa targa, dhe kishte 5 ditë që kishte hyrë nga Kosova. Pritet ekspertiza dhe ADN për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here