Policia rrugore “ne lufte” me klandestinet, qarkorja e re e Veliut, kontrolle ne te gjitha akset e vendit

0
733

 

Klandestinët që po mësyjnë Shqipërinë, duke e cilësuar si pikë tranzit për kalimin drejt vendeve të bashkimit Europian, ka vënë në alarm autoritetet Shqiptare. Përballë këtij fluksi që statistikat thonë se ka kaluar dyfishin e 2017-es, drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka nxjerrë një qarkore të brendshme, ku i kërkohet efektivëve të policisë rrugore të shtojnë kotrollet e automjevete që përdoren nga trafikatët për trasportin e klandestinëve që përdorin territorin tonë si vend tranzit për shkuar në BE. Policia rrugore këtë sezon veror do te ketë kështu edhe një detyrë spicifike, ku përveç nomalizimin dhe orientimin e trafikut të automjeteve do të merret edhe me identifikimin e klandestinëve.

Përveç Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Antiterrorit në luftën për parandalimin e klandestinëve angazhohet edhe Policia Rrugore, që do të duhet të gjurmojë këto mjete, brenda të cilave klandestinët vijnë nga jugu, apo edhe qendra akomodimit Babrru Tiranë, drejt veriut, për të prekur shtetin Malazez, e më pas destinacionin final. Patrullat e rrugores së Shkodres do të kenë misionin më të vështirë, nese klandestinët arrijnë në territorin e tyre, prandaj patrullimet e tyre do të jenë me vëzhgim të veçantë në akset Shkoder – Han i Hotit, Muriqan, dhe ai nga Kryebushati që është porta hyrese nga Tirana.

Vëzhgim më i detajuar i është kërkuar edhe patrullave të kufirit dhe migracionit, në ato që njihen ndryshe si shtigjet e kalimit, kryesisht në Muriqan dhe Han të Hotit. Mjetet 4+1, 6+1 dhe furgonët do të jenë në sitën e rrugores, e cila synon që të frenojë fenomenin dhe të bjerë në gjurmët e shtetasve që i ndihmojnë në kalimin e paligjshëm të kufirit, këto klandestinë.Ministria e Brendshme njoftoi se në pesë muaj e fundit kanë kërkuar azil  mbi 1600 emigrantë, shumica e tyre nga Siria. Ndërkohë në qarkun Shkoder në 24 orët e fundit policia kapi në në aksin rrugor Shkodër–Han i Hotit dhe tek vendi i quajtur “Hidrovori”, 9 shtetas të huaj, lindur në Siri e Algjeri, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në qendrën e akomodimit Babrru, Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here