Lene sherrin ne parlament,deputet dhurojne gjak

0
738

Pas apelit të Ministres Manastirliu, nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për dhurimin vullnetar të gjakut ju bashkuan sot deputetë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Florian Mima, Valentina Duka, Ilir Beqaj, gjithsej 20 deputetë dhuruan sot gjak, duke u bërë pjesë e fushatës “Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jete” që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbulimin e nevojave me gjak në këtë periudhë të vitit, ku ka mungesa më të theksuara.

Fushata nisi pak ditë më parë dhe do të zgjasë deri më datë 4 Korrik, me synim arritjen e një numri prej të paktën 1 mijë dhuruesish vullnetarë për plotësimin e nevojave me gjak për fëmijët talasemikë. Aktualisht vendi ynë ka 10.7 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha ndaj këtë apel për qytetarët: Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin të bëj një apel për qytetarët të na bashkohen në këtë iniciativë që I vjen në ndihmë së pari fëmijëve me sëmundje gjaku. Në këtë fushatë 1-mujore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon të arrijë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara.

dep2.jpg

 

 

dep3.jpg

dddd.jpgpas1.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here